Turqia dhe Greqia synojnë uljen e tensioneve

03/12/2019 - 20:33

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan gjatw të mërkurës, në një përpjekje për të shtensionuar raportet pasi Ankaraja nënshkroi marrëveshje me Libinë për kufijtë detarë.

Kryeministri grek dhe presidenti turk do të takohen nw samitin e aleancës së NATO-s në Londër, mwsohet tw ketw thwnw zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

“Shpresojmë se do të jetë një takim ku do t’i hapet rruga një forme të re të respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të dyja vendeve”, - u tha ai gazetarëve.

Libia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për kufijtë në Mesdhe, javën e kaluar, e cila mund të komplikojë mosmarrëveshjet e Ankarasë për eksplorimin e energjisë në det të hapur me disa vende, përfshirë Greqinë.

Athina thotë se marrëveshja është absurde në aspektin gjeografik, sepse injoron praninë e ishullit grek të Kretës midis brigjeve të Turqisë dhe Libisë.

Greqia ka paralajmëruar se do ta dëbojë ambasadorin e Libisë në Athinë, nëse ai nuk do të siguronte sqarime për qeverinë greke.

Athina tashmë ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për të cilën Petsas tha se “nuk mund të qëndrojë indiferente kur një prej anëtarëve të saj shkel hapur ligjin ndërkombëtar.”

Erdogan e ka konfirmuar takimin me Mitsotakis.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës".

Opozita serbe akuzon presidentin Aleksandar Vuçiç për trafik droge.

Maqedonia e Veriut ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, nisur nga shpërblimi me çmimin në fjalë për Letërsi të Peter Handk

Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nëse nesër do të mbahej një referendum për ke

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër heli

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pa

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.

Lëvizja Vetëvendosje në vendin tonë ka bërë thirrje për një marshim paqësor në Tiranë më 28 nëntor nën moton “Vuçiç nuk vendos për shqipt

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë që goditi Greqinë përgjatë së dielës.

Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë gjatë mëngjesit të sotëm.