Radio Televizioni i Turqisë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në garën e 58-të të Eurosongut, që do të mbahet në qytetin suedez Malmö.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shtete si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia kanë pozitë tepër të privilegjuar në krahasim me vendet tjera pjesëmarrëse.

Kjo është shprehur veçanerisht pas ndryshimit të të rregullores, sipas së cilës ndikimi i votimit me telefona është zvogëluar 50 për qind, ndërkohë që është rritur ndikimi i jurisë.

Para Turqisë nga Eurosongu kanë hequr dorë edhe Bosnja, Greqia, Polonia, Portugalia e Sllovakia, ndërsa pritet që për arsye të problemeve financiare mund të heqin dorë edhe disa shtete të tjera.