U masakrua me breshëri plumbash, ndërron jetë futbollisti

03/11/2017 - 22:00

   Ka ndërruar jetë personi që u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Aerodrom në Shkup. Bëhet fjalë për futbollistin Martin Janushev, i cili u vra para hyrjes së banesës së tij.

Mjekët e Spitalit të Shkupit përmes një komunikate për mediat theksuan se kanë pranuar viktimën në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës. Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi. Disa kalimtarë të rastit e kanë futur personin e plagosur në një automjet privat dhe e kanë transportuar në drejtim të panjohur.

Ekipet policore kishin arritur në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është në arrati, ndërsa armën e ka lënë në vendin e ngjarjes. Kjo ngjarje terrorizuese ka rritur shqetësimin e banorëve të lagjes Aerodrom në Shkup. Ndërsa MPB theksoi se do të jap detaje lidhur me motivet e këtij sulmi.

Por disa portale kanë theksuar se autori njihet se kush është dhe se bëhet fjalë për një person me dosje kriminale, dhe që kohë më parë ishte liruar nga burgu. Ai së fundi shoqërohej edhe me Janushev. Siç mësohet Janushev ishte edhe vëllai i komandantit të njësitit policor Alfa. (INA)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Djali i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-sh

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme.

Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë.

Autostrada Shkup - Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarëso