Këshilli i Shoqatës Europiane të Universiteteve në një takim të mbajtur në Bruksel, e pranoi aplikimin e UNS për anëtarësim të plotë në SHEU. Me këtë, IUS u bë universiteti i parë privat në Ballkan që u pranua zyrtarisht si një anëtar i plotë i Shoqatës Europiane të Universiteteve – SHEU. Pranimi i një universitetinë SHEU është njohja më e lartë, pasi që SHEU bën kontroll dhe përzgjedhje të rreptë të aplikacioneve për anëtarësim, edhe atë në disa nivele. Prandaj, anëtarë të SHEU mund të bëhen vetëm ato universitete të cilët rreptësisht i respektojnë dhe izbatojnë standardet dhe kriteret arsimore të Bashkimit Europian.

Në të vërtetë, nga vet fakti që asnjë universitet privat në Ballkan nuk ka arritur të bëhet pjesë e SHEU, është thjesht një konfirmim i përzgjedhjes së rreptë dhe kontrollit rigoroz që bëhet gjatë pranimit të një universiteti në SHEU. Një përzgjedhje e tillë e rreptë e anëtarëve është konfirmimi më i fortë i cilësisë së procesit arsimor në UNS dhe në veçanti për potencialin kërkimor dhe shkencor të UNS.

SHEU është shoqata më e njohur e universiteteve në botë, me rreth 850 universitete, ku studijojnë më shumë se 17 milionë studentë, nga 47 shtete. Anëtarët e SHEU janë universitetet më prestigjoze në Europë, të cilët ndodhen në Listën e Shangait si 500 universitetet më të mira në botë. Shumë është i vogël numri i universiteteve jashtë listës së 500 universiteteve të botës, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e SHEU, duke përmbushur kriteret rigoroze dhe duke kaluar nëpër të gjitha fazat e përzgjedhjes së rreptë të kandidatëve.

Në kohën kur Republika e Maqedonisë përballet me probleme të shumta në lidhje me anëtarësimin në BE, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës falë kualitetit të lartë ka arritur të bëhetpjesë e Bashkimit Europian, pjesë e institucionit më të njohur të arsimit të lartë në Europë. UNS tashmë i ka sjellë studentët e saj në Europë dhe tani ata janë pjesë e familjes europiane – pjesë e Bashkimit Evropian.