Varhelyi në Shkup: Bisedimet me BE-në varen nga marrëveshja me Bullgarinë

05/05/2021 - 08:15

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

I pyetur lidhur me gjasat që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor, Varhelyi ka thënë se kjo kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit.

“Është një pyetje e vështirë. Ne ende duhet të punojmë shumë, ne nuk jemi atje ku duhet të jemi tani. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord. Kjo do të thotë se do të duhet të gjejmë një zgjidhje në lidhje me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Varhelyi.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.

“A është e mundur të ndahen dy vendet? Ky proces bazohet në merita dhe nëse shikoj arritjet e Shqipërisë, shoh se ata i kanë përmbushur të gjitha kushtet… Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Sot kemi pasur bisedime shumë të rëndësishme me kryeministrin dhe kemi rënë dakord që duhet të bëjmë përparim”, ka deklaruar Varhelyi.

Në një deklaratë me shkrim të Qeverisë në Shkup është thënë se “në takimin me komisionarin Varhelyi është diskutuar për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit të vendit në BE dhe, me këtë rast, kryeministri Zaev ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe e hapur për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për kontestin me Bullgarinë”.

Bullgaria, në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.

Dy shtetet kanë arritur një marrëveshje për fqinjësi të mirë më 2 gusht të vitit 2017, por marrëveshja ka thelluar dallimet, për shkak të interpretimeve të pjesëve të saj dhe mosdefinimit të duhur. Bisedimet mes dy vendeve kanë vazhduar në nivel të ekspertëve për çështjet kontestuese, por ende pa një epilog konkret./ REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin me Shqipërinë.

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar shifrat përsa i përket situatës së COVID-19 atje.

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar se në 24 orë janë 791 persona të infektuar me COVID-19 nga të cilat 1 u zbulua pas kontr

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar  2 viktima nga koronavirusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 5,

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka deklaruar se është vënë në dijeni se kur ndodhej në Beograd ku u takua me Patriarkun Po

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e ka cilësuar Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë si më të vështirë nga ç’e priste.

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me vrasjen e shefit të Antidrogës të Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi se pati polemika gjatë samitit të krerëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë mes

Ditën e sotme, sindikatat në Greqi kanë dalë në protestë duke shtruar disa kërkesa të cilat sipas tyre duhen plotësuar me urgjencë.