Videoja 2 që po trondit politikën e Maqedonisë së Veriut, dëgjohet një zë gruaje

09/08/2019 - 10:22

Politika e Maqedonisë së Veriut vijon të tronditet nga përgjimet e fundit, të publikuara nga mediat italiane, që dëshmojnë një korrupsion gjigant te krerët e lartë të shtetit fqinj.

Prestigjiozja italiane “La Verita” është hapur sot me titullin “Rasti dridh qeverinë në Shkup”, duke publikuar një material të ri në lidhje me rastin “Reket”.

Në videot e reja të publikuara nga italianët, dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev, në të cilën Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë prej 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartëmonedha më të mëdha.

Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim, ndërsa gjatë asaj bisede dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”.

Një ditë më parë kjo media italiane tregoi përmes pamjeve skemën e zhvatjes së miliona eurove. Duke skanuar rrugën që po ndjek Maqedonia e Veriut për t’u bërë pjesë e strukturave të Bashkimit Evropian, “La Verita” tregon të vërtetën që sipas saj, politikanët në vendni fqinj janë përdorur dhe përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.

Në materialin e publikuar dje, shiheshin mijëra euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohej edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën Boki i tregonte Kamçevit se nga orët e vona të së hënës deri të martën do të lirohet nga paraburgimi, ndërsa përmendej edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”.

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane.

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe a

Kosova tash e pesë vjet është në defensivë diplomatike karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë ef

Autostrada Prishtinë–Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e sa