Votuan pro emrit të ri, VMRO DPMNE përjashton shtatë deputetët

20/10/2018 - 10:10

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së, kjo e fundit vendosi që të përjashtojë deputetët që votuan në kundërshtim me qëndrimin e partisë.

Deputetët në fjalë janë: Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski, shkruan Alsat.

''Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votohen këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj'', tha Mickovski.

''Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve'', deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e tërheq taks

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një postim të gjatë në Facebook, konfirmon se Hungaria i është përgjigjur pozitivisht

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes kalimit kufitar Serbi-Hungari.

Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për ekstradim mes dy shteteve në bazë të së cilës do të kërkonte ekstradimin e

Dimri nuk ka mbërritur vetëm në vendin tonë, por reshjet e dëborës kanë trokitur edhe në vendet e rajonit.

19 persona u arrestuan nga forcat e policisë në Athinë gjatë përleshjeve me anarkistët.

Të gjitha partitë politike shqiptare kanë kundërshtuar propozimin e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, që gjatë regjistrimit të

Mercedesi i tipit “Armored” me vlerë 600.000 euro, i quajtur ndryshe dhe “Tanku”, e për të cilin ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruev