Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje që ndodhi në një kazino Bllacë të Maqedonisë, bëjnë të ditur nga klubi i tij.

Dy veta janë vrarë mbrëmë në një kazino në Bllacë të Shkupit.

Policia ka njoftuar për rastin duke thënë se persona të maskuar me armë kanë ndërhyrë për grabitje dhe më pas ngjarja ka qenë e rëndë.

Sipas informacioneve, nga sulmi kanë ngelur të vrarë dy djem të rinj, V.H 22 nga Kosova dhe Bunjamin Nuishi 20- vjeçar nga fshati Krushopek i angazhuar si sigurim në kazino, i njohur si mundës i dalluar.

Bunjamini ishte njëri nga mundësit e dalluar të klubit të mundjes “Tefejuz” të Shkupit. Ai në atë moment po punonte si sigurim në kazinon në Bllacë, njofton Alsat-M.

Nuishi konsiderohej si njëri prej mundësve më të mirë në Maqedoninë e Veriut.

Njëherit, Bujamini ishte edhe ushtar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.