Vritet me armë zjarri lideri i partisë SDP, Oliver Ivanoviç.

Sipas raportimeve paraprake të mediave në Serbi,  Ivanoviç është vrarë përpara zyrës së tij në Mitrovicë.

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Ivanoviç u qëllua me katër plumba nga persona të paidentifikuar.

Lideri serb i Iniciativës Civile “Liri, Demokraci, Drejtësi”, u dërgua me urgjencë në spital rreth orës 08:15. Avokati i Oliver Ivanoviç, Nebojsa Vlajic, ka thënë se 64-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Policia e Kosovës nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje. Oliver Ivanoviç ka qenë Sekretar i Shtetit serb për Kosovën dhe Metohinë nga viti 2008 deri në vitin 2012.