Vuçiç: Do kërkoj mbështetjen amerikane për çështjen e Kosovës

13/06/2019 - 17:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të vizitojë Serbinë, si dhe do të “përpiqet të flasë” për Kosovën me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit. Ai tha se do të kërkojë mbështetjen për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Vuçiç i bëri këto komente kur u pyet për festimin në Kosovë të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, dhe deklaratën e bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë në anën e Kosovës.

“Natyrisht që Amerika është në anën e Kosovës dhe do ta mbrojë atë. Këtë e bëjnë edhe Gjermania dhe vendet e tjera të Kuint-it, dhe për ne problemi është më i madh dhe më i vështirë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ky është një problem kyç për Serbinë, por se vendi do të vazhdojë të luftojë për interesat kombëtare.
“Qëllimi ynë është që Serbia të mos ketë armiq, dhe se me ata që dikur ishim, përpiqemi të kemi marrëdhënie normale dhe të balancuara”, tha Vuçiç.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kthehen në tryezën e bisedimeve duke deklaruar se zgjidhja më e mirë është njohja e ndërsjellë. Ai, sërish porositi autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet greke vendosën të mbyllin plazhin në Porto Rafti pas tërmetit pasi ekziston frika e shkëputjes së shkëmbinjve, duke rrezikuar

Presidenti serb në një konferencë për mediat e ka cilësuar dorëheqjen Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës një mashtri

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në kryeqytetin grek, duke krijuar panik te qytetarët të cilët dolën në rrugë.

Komandanti i lartë i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan, Tod Wolters, qëndroi për një vizitë në Kosovë, gjatë së cil

Komandanti më i lartë i NATO-s u takua të mërkurën me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë në Beograd, vizita e tij e parë në Serbi q

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, lajm që ka gjetur vend në mediat vendase dhe ato europiane e botërore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se në procedurë qeveritare është vendimi për shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe a

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd.