Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengasave për lëvizjen e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve në rajon.

Gjatë ditës së sotme, Vuçiç mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor ku tha se dëshiron të shohë Prishtinën, Podgoricën dhe Sarajevën në Minishengen.

"Disa do të thonë që Serbia po e përdor këtë sepse nuk dëshiron ta shohë Prishtinën në atë grup, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të shohim si Prishtinën, ashtu edhe Podgoricën e Sarajevën në atë iniciativë, por vendimi varet nga ata", tha Vuçiç.