Vuçiç flet për marrëveshjen me Thaçin

20/07/2018 - 19:34

   Presidenti serb, Aleksandar Vučić, ka shfrytëzuar ditën ndërkombëtare të shahut të flasë për Kosovën. Deklarimeve të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, se ndarja nuk është lojë, por luftë u është përgjigjur se shpreson të mos vijë kurrë tek kjo. I pari i Serbisë thotë se për të puna nuk është kryer dhe oferta e Prishtinës nuk vlen.

“Kjo nuk është hera e parë. Kam parë edhe deklarimet e Hashim Thaçit dhe marrëveshja nuk mund të bëhet me ofertë që ne t’i njohim dhe asgjë. Kjo nuk do të ndodhë”. 

Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës i kanë ngritur boshnjakët, që ftuan Ministrin e Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli për vizitë në kryeqendrën e tyre në Novi Pazar. Do të vijë apo jo, për Ministrin e Brendshëm duket se është e qartë. “Mua më duket se nuk do të vijë. Ne gjithsesi nuk do të lejojmë destabilitet këtu”.

Serbia thotë se dialogu duhet të vazhdoj. Kryestrategu serb thotë se ende mund të nxjerr një barazim. E shqetëson që presidenti kosovar nuk mendon se veriu është i Serbisë. “Ne kemi qenë në pozitë të pa lakmueshme dhe jemi. Por, ende ka figura në tabelë dhe mund të luftojmë për një remi”.

Serbët kërkojnë kompromis të vazhdueshëm dhe thonë se është me rëndësi që zgjidhjes t’i vihet vulë së shpejti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimi

Në Serbi, transformimi i FSK-së në ushtri po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edh

Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë, sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në

Në Greqi vazhdojnë tensionet pas largimit nga qeveria të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklar

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për e