Vuçiç i kënaqur me rezultatet e Listës Serbe, i gatshëm të bisedojë me Kurtin

07/10/2019 - 08:47

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në Kosovë, ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Beograd, pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka thënë presidenti serb.

Ai ka shtuar se serbët e Kosovës kanë votuar në këtë mënyrë dhe, sipas tij, kanë dalë në votime në numër të madh “për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”.

Siç ka thënë Vuçiç, rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte nga marrja e pensionit shtetëror, njer