Vuçiç i prerë pas takimit me amerikanët: Kushti për të pranuar pavarësinë e Kosovës

06/09/2019 - 15:06

Pas takimit me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson në Beograd, presidenti Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë për media, ku ka deklaruar se Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse nuk vjen deri te një zgjidhje kompromisi.

“Pozicioni ynë nuk është aspak i lehtë. Shqiptarët presin të marrin konfirmimin e asaj që mendojnë se tashmë e kanë fituar. Nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë më pak sepse nuk dëshirojnë të pranojnë se kurrë nuk do të jenë shtet i konsoliduar pa Serbinë. Sigurisht se presioni më i madh do të jetë mbi Serbinë. Por, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë nëse nuk vjen deri te një zgjidhje kompromisi. Nuk ka shumë filozofi. Mund të na mundojë kush do që dëshiron”, deklaroi Vuçiç në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Pas takimit me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson në Beograd, Vuçiç ka përsëritur qëndrimin se Serbia dëshiron arritjen e një zgjidhje kompromisi me Prishtinën dhe se ajo marrëveshje nuk duhet të përfaqësojë vetëm realizimin e kërkesave të njërës palë, e pala serbe të mos fitojë asgjë.

“Përmirësimi i raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve dhe arritja e paqes së qëndrueshme mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor do të ishte shumë e dobishme, jo vetëm për ata dy popuj por edhe për të gjithë të tjerët që jetojnë në atë hapësirë”, u shpreh Vuçiç.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e bisedës me senatorët ka kaluar në temën e Kosovës dhe i falënderoi mysafirët për angazhimin në arritjen e një zgjidhjeje për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Senatorët kanë treguar sa janë të kënaqur me ekonominë e Serbisë dhe sa shumë dëshirojnë të ndryshojnë disa gjëra në sundimin e së drejtës. Unë i kam dëgjuar dhe u kam thënë se shumë gjëra mundemi dhe do t’i përmirësojmë”, përfundoi Vuçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën