Vuçiç i shqetësuar për takimin në Berlin

14/04/2019 - 16:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se është shumë i shqetësuar për gjithçka që po ndodh aktualisht si dhe për shkak të takimit të ardhshëm në Berlin.

“Unë jam i shqetësuar për gjithçka dhe për shkak të takimit në Berlin. Jo se kam frikë nga ndonjë presion, as nuk mendoj se do të ketë. Por nuk po shoh se si dhe çfarë më tej me njerëzit, që janë aq të papërgjegjshëm, siç janë udhëheqësit shqiptarë sot. Kjo është ajo që shkakton shqetësim të madh dhe një frikë të caktuar te unë, por kjo do të na shtyjë të sillemi në mënyrë më serioze dhe më të përgjegjshme”, tha sot Vuçiç pas vizitës në Qendrën klinike të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se ka parë se sa shumë vëmendje dhe pritje i kishin dhënë mediat shqiptare asaj që ndodhi të shtunën në rrugët e Beogradit (protesta e opozitës kundër presidentit serb) dhe se “mediat e Thaçit dhe Haradinajt i janë gëzuar asaj që potencialisht pritet t’i ndodhë atij”.

“Kjo më dha forcë shtesë dhe shpresën se po bëjë gjëra të mira për vendin tonë dhe njerëzit tanë në Kosovë”, tha presidenti. Ai shtoi se mediat shqiptare, ndryshe nga ato gjermane dhe zvicerane, si dhe kroate, i panë gjërat nëpër rrugë në një mënyrë tjetër.

Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca kanë vendosur të mbledhin në Berlin më 29 prill udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç.

Samiti do ta ketë theksin tek bashkëpunimi rajonal, por një nga qëllimet kryesor të këtij takimi duket se do të jetë fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nuk ka informacione nëse vendi i saj ka ndaluar fushatën e tërheqjeve të njohjeve pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka vlerësuar si gënjeshtra pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën p

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga palët politike që të vendosin momentin e duhur për zgjedhjet.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 974 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 101 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski është testuar për Covid-19 ku ka rezultuar negativ.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së kor

Ka shkuar në 177 numri i viktimave bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit.

Deputeti shqiptar, njëherësh nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajz

Numri i shtuar i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme që shpalli president