Vuçiç: John Bolton nuk do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën

08/08/2019 - 11:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, nuk do të vizitojë Serbinë, siç është shkruar në mediat serbe.

“Boltoni është dashur të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Por, në Prishtinë janë zgjedhjet, me kë mund të flasë atje?”, ka thënë Vuçiç.

Mediat serbe kanë raportuar se këshilltari Bolton, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fund të gushtit ose në fillim të muajit shtator.

Presidenti Vuçiç tha se e gjithë administrata amerikane është në favor të heqjes së taksës për mallrat nga Serbia, por se zyrtari i lartë amerikan, nuk ka se me kë të flasë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e shtyjnë dialogun. Ata garojnë me tarifat dhe për marrëzi siç janë dokumentet e udhëtimit. Ne kemi negociuar që një dokument identifikimi mund të përdoret për të hyrë në Kosovë, por një pasaportë mund të shërbejë edhe si dokument identifikimi”, tha Vuçiç.

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se do të lejojnë hyrje-daljet nga pikat kufitare me Serbinë vetëm me letërnjoftim serb dhe jo me pasaportat serbe. Sipas tyre kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nëse nesër do të mbahej një referendum për ke

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër heli

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan gjatw të mërkurës, në një përpje

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pa

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.

Lëvizja Vetëvendosje në vendin tonë ka bërë thirrje për një marshim paqësor në Tiranë më 28 nëntor nën moton “Vuçiç nuk vendos për shqipt

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë që goditi Greqinë përgjatë së dielës.

Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë gjatë mëngjesit të sotëm.

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar projekt-ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave,

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të “mbyllur dyert” për migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndroj