Vuçiç këmbëngul në heqjen e taksës për të vazhduar dialogun

12/11/2019 - 18:51

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të cilin gjithashtu ishte i pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se Macron dhe Evropa duan të kenë rol më të rëndësishëm për çështjen e Kosovës, por që nuk erdhi deri te ‘takimi i thelluar’.

“Presidenti francez e tha këtë në radhë të parë, duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane,” tha ai.

I pyetur nëse Macron kishte këmbëngulur për të hequr taksën, Vuçiç kujtoi se kreu i shtetit francez kishte folur për këtë shumë herë.

“Edhe Thaçi e di këtë. Nuk është një çështje për të cilën debatohet, të gjithë e dinë për këtë dhe është një gjë e nënkuptuar. Ne po presim që ata të heqin tarifat dhe të bisedojmë, natyrisht, nëse ata duan të diskutojnë për arritjen e një kompromisi“,- tha Vuçiç.

Në takimin e pa paralajmëruar, Vuçiç tha se Macron donte të dëgjonte për situatën.

”Kur të hiqen taksat, ne mund të ulemi në një tryezë. Vazhdimi i dialogut kur ata heqin tarifat! Vetëm atëherë mund të ulemi në një tryezë,” tha Vuçiç.

Ai tha se ishte shumë realist dhe pak pesimist, por edhe plotësisht i sinqertë.

”Nuk ka pasur një takim të thelluar, dhe as nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë,” tha Vuçiç, duke shtuar se Thaçi kishte thënë se si do të formohet qeveria e re e Kosovës në fillim të dhjetorit.

Në kontekstin e “Shengenit të vogël”, Vuçiç tha se ai nuk kërcënon prodhuesit, por ata serbë. Takimi befasues mes presidentit të Kosovës, atij të Serbisë dhe presidentit francez, ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret për dialogun.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan gjatw të mërkurës, në një përpje

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pa

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.

Lëvizja Vetëvendosje në vendin tonë ka bërë thirrje për një marshim paqësor në Tiranë më 28 nëntor nën moton “Vuçiç nuk vendos për shqipt

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë që goditi Greqinë përgjatë së dielës.

Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë gjatë mëngjesit të sotëm.

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar projekt-ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave,

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të “mbyllur dyert” për migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndroj

Eksperienca shqiptare me vetting-un në drejtësi dhe problemet që ajo shfaqi kanë detyruar BE të pezullojë aplikimin e të njëjtës reformë

Një aferë spiunazhi mes një ish-agjenti serb dhe një pjesëtari të shërbimeve sekrete ruse ka hedhur dritë mbi raportet mes dy aleatëve te