Vuçiç: Kosova mund të miratojë ligj të ngjashëm me Malin e Zi, serbët do luftojnë si gjithmonë

06/01/2020 - 15:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Lirinë e Fesë më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe protesta nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila e cilëson ligjin si “përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi”.

Qeveria malazeze e mohon një gjë të tillë. Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton formulimin në ligj, i cili thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”.

Vuçiç tha se nuk ka biseduar me presidentin malazez, Millo Gjukanoviç por shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë. “Kurdo që Gjukanoviç dëshiron të flasë, unë jam gati për bisedime. Ai gjithmonë ka një ftesë të hapur për të vizituar Serbinë”, tha Vuçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Konferencën për media ka njoftuar se situata me pacienten e prekur nga

11 shtetas serbë në bordin e anijes “Diamond Princess” në Yokohama të Japonisë, të cilët nuk kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit, do të

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Një tërmet me magnitudë 4.3 në shkallën Rihter ka rënë në ishujt Dodecanese të mërkurën rreth orës 14:20 në një zonë detare pranë Karpath

Është konfirmuar rasti i parë në Greqi me koronavirus.

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë.

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi