Serbia do të paguajë 25 euro ose 3000 dinarë, për secilin qytetar të saj që është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine anti-covid. Këto para do të jepen si shpërblim për përgjegjësinë e treguar gjatë pandemisë, njoftoi qeveris serbe të mërkurën.

Serbia është në procesin e aplikimit për një paketë të ndihmës shtetërore prej 30 + 30 euro në maj, pasi shteti tashmë ka paguar 100 euro për të gjithë qytetarët, si mbështetje financiare gjatë krizës së koronavirusit.

Sipas Vuçiç, të gjithë qytetarët serbë që vaksinohen deri më 31 maj, do të kenë të drejtë për ndihmë financiare shtetërore.

Më herët sot, në një dalje televizive, Vuçiç njoftoi për këtë vendim, duke paralajmëruar ndihma të tilla edhe për pensionistët e të papunët.