Vuçiç: Nuk e njoh Kosovën edhe sikur të më vrisni

08/05/2019 - 17:18

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndryshon radikalisht qëndrim për Kosovës. Pas samitit të Berlinit, ai e konsideron të dështuar përpjekjen e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndaj dhe në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror serb, Vuçiç e thotë prerë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Mund të më vrisni ose të më zvarrisni rrugëve. U them të dyja palëve, gjermanëve dhe britanikëve: Nuk do ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Më rrëzoni po të doni”.

Mesazhin ia dërgon Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si mbështetësit kryesorë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe kundërshtarëve më të ashpër të idesë së ndryshimit të kufijve.

“Ideja e krijimit të një kufiri, që do të përcaktonte një ndarje të drejtë dhe të qartë mes serbëve dhe shqiptarëve u refuzua. Të gjithë po flasin për kufijtë, por kufijtë nuk i di askush. Kemi një vijë kufitare që njeh Kushtetuta e Serbisë dhe një tjetër që e pranojnë vetëm disa vende”.

Pyetjes nëse ka një plan B për të zbatuar për çështjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet.

“Mënyra më e lehtë për ne është që meqë shqiptarët janë çmendur, me të drejtë do të çmendemi edhe ne. Tashmë të dyja palët do të jemi të lumtur”.

Me këtë qëndrim do të paraqitet Serbia edhe në samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Korrik në Paris.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia shtrëngoi kontrollet kufitare të premten, duke dërguar forca të sigurisë për të sprapsur migrantët që po i drejtohen vendit në rru

Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i katërt me Covid-19.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Konferencën për media ka njoftuar se situata me pacienten e prekur nga

11 shtetas serbë në bordin e anijes “Diamond Princess” në Yokohama të Japonisë, të cilët nuk kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit, do të

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Një tërmet me magnitudë 4.3 në shkallën Rihter ka rënë në ishujt Dodecanese të mërkurën rreth orës 14:20 në një zonë detare pranë Karpath

Është konfirmuar rasti i parë në Greqi me koronavirus.

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev.