Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është tërhequr nga plani për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në një intervistë për ‘Der Standard’, Vuçiç ka theksuar se Beogradi përjashton çdo mundësi për të njohur Republikën e Kosovës brenda kufijve të saj aktualë.

I pyetur nëse Serbia mund ta njohë ndonjëherë Kosovën, Vuçiç është përgjigjur se kjo pyetje është e vështirë për serbët.

Gjithsesi, ai i ka qëndruar vendimit për të mos njohur shtetin fqinj, ndonëse SHBA i ka bërë me dije se edhe Bashkimi Evropian mund të kërkojë zyrtarisht nga Serbia për të pranuar Kosovën.