Vuçiç: Nuk e përballojmë dot një luftë me Kosovën!

19/02/2020 - 17:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përballonte dot një luftë të re, ndaj kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ajo duhet të angazhohet për bisedime.

Lajmin në fjalë e përcolli B92, ku raportohet se Vuçiçit i është kërkuar të komentojë deklaratën e Richard Grenell-it, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit është lajm i rremë se SHBA-ja ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës duke përfshirë shkëmbimin e territoreve.

Vuçiç u përgjigj se vazhdimisht e ka përsëritur se këto janë gjëra që kërkojnë bisedime.

“Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t’i kundërvihemi”, është shprehur ai.

Ndërkohë, pyetja vazhdoi se “nëse mund ta marrë me mend situatën pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?” Presidenti serb dha një përgjigje të qartë:

“Vetëm lufta është alternativë, dhe ne këtë, nuk e duam”, duke shtuar se Serbisë nuk i nevojiten konflikte. “ Ajo që na duhet janë dekada paqeje, luftës nuk do t’i mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërave të viteve të nëntëdhjeta… këtë nuk do ta përballonim dot. Kemi nevojë për politikë të mençur”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 63 persona, katër prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, v

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në

Ka shkuar në 51 numri i viktimave në Greqi si pasojë e koronavirusit.

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jeten pasi është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Branislav Blazic, ka qenë sekretar shte

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Greqi.

Në Greqi është shënuar viktima e 44-t nga koronavirusi.

Ai është një 79-vjeçar nga Ptolemaidha.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u shënua kështu aderimi i vendit në Aleancën Veriat

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive, sa i tak