Vuçiç: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën

23/09/2020 - 10:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë së shpejti në marrëveshje politike me Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të ndërmarrin hapa drejt bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë punën në projekte të përbashkëta të infrastrukturës. Dy palët kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Vuçiç i përshkroi marrëveshjet e Uashingtonit si një hap i madh në drejtim të duhur, por tha se ka një rrugë të gjatë deri te normalizimi politik.

“Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për t’i zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemet tona, për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë”, tha Vuçiç.

“Nuk po them se jemi afër një zgjidhjeje politike”, shtoi ai. Vuçiç, megjithatë, e përshkroi bashkëpunimin ekonomik si “çelës” të çdo marrëveshjeje politike në të ardhmen.

Marrëveshjet për normalizimin ekonomik janë nënshkruar nga Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Dy palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të martën, në Beograd qëndroi një delegacion amerikan, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili diskutoi për mundësinë e financimit të projekteve. I njëjti delegacion e vizitoi Kosovën të hënën./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çës

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë bërë 1901 testime, ndërsa janë regjistruar 561 raste të reja me Covid-19:

Greqia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 edhe më të frikshme se e para.

Trupat e dekompozuar tragjikisht të shtatë personave të cilët mund të jenë strehuar aty, u gjetën të premten brenda një dërgese plehrash

Rritja e numrit të infektimeve në Greqi ka detyruar autoritetet shëndetësore fqinje që të forcojnë masat me qëllim mbajtjen nën kontroll

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim t

Është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeministrit të Kosovës Avullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Forumi i Sigurisë i

Maqedonia e Veriut ka raportuar sërisht shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronaviru

Autoritetet bullgare sot urdhëruan banorët të mbanin maska mbrojtëse në rrugë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.