Vuçiç paralajmëron masa të reja kundër koronavirusit në Beograd

03/07/2020 - 09:33

Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, ai tha se klubet e natës dhe kafenetë që nuk kanë kopshte do të mbyllen për dy javë, nga ora 23:00 deri në 06:00.

Vuçiç tha se të gjitha konviktet studentore në Beograd do të mbyllen po ashtu.

Ai theksoi se problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen “82.5 për qind e të infektuarve”. Vuçiç tha se nga e hëna, ata që nuk mbajnë maska mbrojtëse në hapësirat e mbyllura në Beograd, do të gjobiten financiarisht.

Autoritetet në Serbi njoftuan të enjten se gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët paraprake. Të enjten u konfirmuan edhe 359 raste të reja me koronavirus.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste. Prej tyre, 287 kanë vdekur, ndërsa aktive janë 1,996.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë e Veriut ka bërë me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 75 kanë janë

Tre të vdekur dhe 74 të infektuar nga Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me koronavirus

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut pritet të mblidhet më 4 gusht, ndërsa nuk është bërë ende asgjë zyrtare lidhur me përpjekjet për f

Për fat të mirë, ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë me Covid-19, por ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja ng

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhor

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një vend që raporton shifra të konsiderueshme të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është duke i përgatitur qytetarët