Vuçiç përplaset me Haradinajn

08/02/2019 - 15:33

Deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç se kufijtë e Serbisë nuk mbarojnë në Jarinjë e Brnjak, aktualisht dy pikat kufitare me Kosovën, nuk u pritën mirë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi në Facebook, kreu i qeverisë kosovare i cilësoi fjalët e Vuçiçit të papranueshme dhe cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Këto deklarata janë një sulm i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si edhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon e më gjerë. Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Të enjten, gjatë udhëtimit elektoral në jug të Serbisë, ku u ndal edhe në Bujanovc, Vuçiç tha se nuk i njeh kufijtë e Kosovës dhe se serbët duan mbrapsht atë që kanë, dhe atë që nuk e kanë dhënë.

Prej 2 muajsh, dialogu Kosovë – Serbi ka mbetur i bllokuar për shkak të taksës 100% për importet serbe nga ana e Prishtinës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik

Gjatë një konference me kryeministrin slloven Marjan Sharec, Zaev u shpreh se Maqedonisë së Veriut duhet t'i hapen negociatat, duke motiv

Policia serbe ka arrestuar disa aktivistë të subjektit të Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kishin për qëllim të protestonin kundë

Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve

Greqia është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut sipas zv/ministri të Jashtëm të Greqisë, Miltiadhis Var

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë para zgjedhjeve të rregul