Vuçiç: Pres presion nga SHBA e BE që Serbia ta njohë Kosovën

23/02/2021 - 20:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian, të bëjnë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën në periudhën e ardhshme.

Pas një takimi të Partisë së tij Përparimtare Serbe, Vuçiç tha se Serbinë e pret një “periudhë e vështirë”, gjatë së cilës do t’iu ekspozohet “të gjitha presioneve, fushatave dhe të pavërtetave të mundshme”.

“Është e rëndësishme të kuptohet pesha e pozitës në të cilën jemi sidomos tani, pas ndryshimit në administratën amerikane. Duhet të pritet presion i përqendruar i BE-së dhe SHBA-së mbi Serbinë, për të përmbushur kërkesat për, siç e thonë hapur amerikanët, njohjen e Kosovës… ndërsa, BE-ja do të përdorë një fjalor pak më ndryshe, por do të shkojë drejt të njëjtit qëllim”, tha Vuçiç.

Ai tha se në takimin e partisë së tij janë analizuar edhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe se Lista Serbe ka arritur “dominim absolut” në mesin e serbëve në veri të Kosovës. Ajo ka pasur një rezultat pak më të dobët në mjediset në jug të Lumit Ibër, tha Vuçiç.

“Do të marrim hapa dhe masa që, me mjete demokratike, t’i kundërvihemi dhunës së subjekteve politike shqiptare, që abuzojnë me përfaqësues të caktuar serbë… [Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje] Albin Kurti thotë se dëshiron të flasë vetëm me disa serbë nga Kosova, e jo me Beogradin, në mënyrë që të mund të thotë se Kosova është e pavarur. Populli serb e ka kuptuar këtë dhe kjo është arsyeja përse e ka votuar Listën Serbe në atë masë. Por, jo të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare do ta kuptojnë lehtë këtë”, tha Vuçiç.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Vuçiç tha se në takimin e partisë së tij u fol edhe për vizitën që do të realizojë javën e ardhshme përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Do të flasim për atë që Serbia mund të bëjë, për atë që nuk mund të bëjë, për atë që dëshiron dhe për atë që nuk na shkon në mend me asnjë kusht”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu njoftoi se, në ditët në vijim, do të mbajet një takim në qytetin serb të Kurshumlisë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiç tha se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i kanë garantuar Listës Serbe vend në Qeveri, por shtoi se i takon asaj të vendosë nëse duhet pranuar.

Lidhur me sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, Vuçiç tha se askush nuk e rrahu djalin e Rashiqit për arsye politike. Ai tha se disa u përpoqën ta akuzojnë Serbinë dhe Listën Serbe për këtë. Nenad Rashiq është udhëheqës i Partisë Përparimtare Demokratike, e cila është në kundërshtim me Listën Serbe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Attikën edhe për një

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19, n

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka urdhëruar sot të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara nga qever

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi shtrënguan masat epidemiologjike të mërkurën pasi numri i rasteve të reja ishte mesatarisht 500 në

Në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 persona nga COVID-19.

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe

Autoritetet Shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 880 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar urdhër-arrest për ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov.

Vendimi për paraburgim shtëpiak ndoshta asnjëherë nuk do të arrijë në duart e Sasho Mijallkovit.