Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiovaskulare.

Lajmi konfirmohet për Reuters nga një burim anonim, i cili sqaron se Vuçiç u shtrua në spital mbrëmjen e së premtes.

Kreu i shtetit serb shfaqi probleme me zemrën dhe u shtrua me urgjencë në një spital ushtarak në Beograd.

Zyra e Presidentit të Serbisë ka reaguar përmes një deklarate duke thënë se: “Presidenti tani është në gjendje të stabilizuar”.

49-vjeçari u bë Kryeministër i Serbisë për herë të parë në vitin 2014 dhe u zgjodh President në vitin 2017.