Vuçiç: Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën

02/02/2018 - 20:20

   Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do ta “fusë kokën në rërë siç kanë bërë tjerët” kur është fjala për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Ai ka shtuar se është i gatshëm për kompromis, por ka porositur se nëse dikush mendon që Serbia do t’i japë të gjitha dhe të mbetet pa asgjë, mashtrohet keq, transmeton Telegrafi.

Këto komente presidenti serb i bëri kur gazetarët e pyetën se çfarë po ndodh me dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe për çfarë kompromisi është Serbia e gatshme të bëjë për një zgjidhje afatgjate.

“Në fund do të jenë qytetarët e Serbisë do të japin verdiktin për këtë çështje. A dëshiroj unë si president të sillem sikur të tjerët të fusë kokën në rërë dhe të them, nuk ka problem do të presim edhe 200 vite derisa fëmijët dhe nipat e juaj të kalojnë nëpër problemet e njëjta që kemi kaluar edhe ne, baballarët dhe gjyshërit tanë, apo jeni të gatshëm të bëni siç do të jetë kompromisi për serbët dhe shqiptarët?”, ka shtuar Vuçiç. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edh

Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë, sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në

Në Greqi vazhdojnë tensionet pas largimit nga qeveria të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklar

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për e

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.