Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Vuçiç: Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën

04/03/2021 - 09:18

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiç tha se Serbia i mbështet aktivitetet, përpjekjet dhe synimet e Lajçakut që “me politikën e kompromisit, të vijmë deri te një zgjidhje, që do të nënkuptonte pakënaqësi ose kënaqësi të pjesshme për të dyja palët – pa ultimatume dhe zgjidhje të imponuara”.

Ai shprehu dëshirën e tij që në dialog të tregohet mirëkuptim për “interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”. “Konsiderojmë se një marrëveshje kompromisi do të thotë: askujt gjithçka, gjithkujt mjaftueshëm”.

“Pavarësisht deklaratave që vijnë nga Prishtina, të cilat nuk janë inkurajuese, është detyrimi ynë që të jemi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar”, tha Vuçiç, duke shtuar se nuk do të ketë përparim në integrimin evropian, nëse nuk ka një ndryshim serioz në dialogun me Prishtinën.

Vuçiç shtoi se Serbia nuk përcakton ndonjë afat për arritjen e një marrëveshjeje kompromisi dhe se ai do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën në Bruksel, përfshirë “Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe gjithçka tjetër që nuk është plotësuar”.

Vuçiç po ashtu tha se Serbia “i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj” dhe se këtë ua ka përsëritur shumë herë zyrtarëve në Prishtinë dhe Bruksel.

I pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës se ata presin që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç tha:

“Nëse dikush mendon se mund të thotë: ju tani duhet ta pranoni Kosovën e pavarur, kjo nuk do të ndodhë. Ata mendojnë se në këtë mënyrë mund të bëjnë presion mbi vendin tonë dhe se serbët do t’iu japin gjithçka që duan, sepse do të jenë nën presion. Kjo nuk do të ndodhë”./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë publikuar pamjet e autorëve të vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz javën e kaluar në Athinë.

Greqia planifikon të heqë kufizimet e karantinës nga java e ardhshme për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe nga pesë vende të tjera.

Policia maqedonase, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pl

Një gazetar investigativ grek është qëlluar dhe vrarë pranë shtëpisë së tij në Athinë.

Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2747, nga të cil

Këtë të hënë janë hapur të gjithë dyqanet dhe bizneset e vogla në Greqi, me përjashtim të Selanikut, Patrës dhe Kozanit.

50 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona.

Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa së shpejti pritet të marrë

Një tragjedi ndodhi pak kohë më parë në Gymnos Evia  në komunën e Eretria, ku sipas informacionit të parë të paktën katër anëtarë të ekui