Vuçiç: Serbia ka testuar më shumë sesa gjithë ish-Jugosllavia dhe Shqipëria

04/07/2020 - 15:24

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka përmendur si rast Shqipërinë kur është pyetur për numrin e testeve dhe se nuk po kujdesej sa duhet për të verifikuar praninë e koronavirusit në popullin serb.

Vuçiç ka thënë se në Serbi kishin testuar më shumë individë në rajon.

“Serbia ka testuar më shumë sesa tërë ish-Jugosllavia plus Shqipëria. Pse duhet të vdesin atje kaq shume njerëz, kur askush nuk është testuar? Më lejoni të përsëris: kemi realizuar 428,000  teste për Covid-19 në Serbi, ndërsa Kroacia ka kryer 82,000 teste. Vetëm testet i kushtojnë Serbisë 50 milion euro, dhe ka 300,000 të tjera, që do të thotë 30 milion euro”.

Aktualisht në Serbi nga 428 mijë të testuar, ka 15,504 raste të konfirmuara, 298 të vdekur me shkallë mortaliteti 1.92%. Në 24 orët e fundit serbët kanë 309 raste të reja me 11 të vdekur ndërsa janë 85 pacientë në ventilator.

Kreu i shtetit serb tha se nëse virusi na torturon kështu gjatë verës, kush e di se çfarë do të ndodhë gjatë vjeshtës ndaj po planifikon një spital të ri deri në 1000 shtretër, për një kujdes intensiv për goditjen tjetër. Vuçiç komentoi edhe takimin Hoti Rama madje deklaroi se mbrëmë, duke parë lajmet për rajonin, ka krijuar përshtypjen se komunizmi ishte sërish pas dere. 

“Jam i ngopur me marrëzitë e tyre. Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk negocioj në lidhje me të. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në d

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqis

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në K