Vuçiç: Serbinë e pret një vit i vështirë, do të na bëjnë presion për njohjen e Kosovës

24/01/2021 - 14:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë”, të cilat, siç tha ai, “do të përdoren nga të huajt për të bërë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

Vuçiç tha se Serbinë e pret një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë dhe vjeshtë e vështirë në çdo aspekt”.

“Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë këto zgjedhje. Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret se Albin Kurti do të ketë nevojë për një parti shqiptare për koalicionin dhe po bën presion që të jetë aty dhe më vonë  të zgjidhet president i Kosovës. Atëherë ata do ta kishin atë koalicion për ‘Shqipërinë e Madhe’ ”, vlerësoi Vuçiç për televizionin ‘Prva”.

Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë për të parandaluar formimin e një “Shqipërie të Madhe” duke njohur pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje kompromisi.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqemi ta ruajmë forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitemi për presione të rënda”, tha Vuçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Beograd

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Beograd

Nuk ka paqe dhe qetësi në Greqi, pasi një tjetër tërmet i fortë ka goditur vendin.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave Nikos Hardalias gjatë njoftimit të rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar votëbesimin e Qeverisë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter në zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, e cila ishte vetëm

Një tërmet i fortë ka “shkundur” vendin fqinj Greqinë.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë paraditen e sotme. Sipas EMSC lëkundja sizmike ka qenë me magnitude 5.9 të shkallës Rihter.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç po kërkon mbylljen e Malit të Zi për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e koronavir

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka konfirmuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,353 raste të reja me Covid-19, k