Vuçiç shkëmben dhurata me Papën dhe e falenderon për mosnjohjen e Kosovës

12/09/2019 - 13:59

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Françesku, të cilit i ka dhuruar një libër mbi historinë e Kishës serbe Shën Nikolla, e pozicionuar në territorin e  Kosovës, si dhe një ikonë të Shën Stefanit Provencani, mbreti i parë serb që ka takuar Papa Onorio e III.

Ndërsa Papa Françesko i ka dhuruar letrat e tij eciklike me mesazhin e paqes si dhe një dokumnet mbi vëllazërinë njerëzore firmosur nga Ati i Shenjtë së bashku me Imamin A -Azhar.

Gjatë shkëmbimit të dhuratave Ati i Shenjtë u shpreh mbi rëndësinë e marrëdhënieve mes të krishterëve e myslimanëve që duhen të jenë të mira e jo konfliktuale.

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Presidentit serb shkruan se gjatë takimit me Papën, Aleksandër Vucic është shprehur mbi raportin e shkëlqyer mes Republikës serbe e  Selisë së Shenjtë  e që vitin e ardhshëm mbushin plot 100 vite marrëdhënie diplomatike.

Presidenti serb ka theksuar këndvështrimet e përbashkëta të Serbisë e Vatikanit për ruajtjen e pasurive të krishtera e në mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

Në këtë këndëvështrim Presidenti serb i ka shprehur Atit të Shenjtë rëndësinë e mbrojtjes, respektit e të përmirësimit të të drejtave të popullsisë serbe e të pakicave të tjera etnike jo shqiptare në Kosovë e Metohi, si dhe ka kërkuar ruajtjen e restaurimin e pasurisë fetare e kulturore serbe, sidomos të kishave dhe monastereve që janë nën mbrojtjen e Uneskos.

"Vlerësojmë shumë, shkruan nota zyrtare  e Presidentit serb, pozicionin që mban selia e shenjtë për mosnjohjen e Kosovës, e mirëkuptimin që ka ndaj Serbisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare . Falenderojnë Selinë e Shenjtë për qasjen e mendimin e saj  ndaj kësaj teme."

"Serbia është fort e sigurt se dialogu është e vetmja mënyrë  për ti dhënë zgjidhje çështjeve ende të hapura, Impenjmi ynë është që me anë të dialogut të gjejmë një kompromis të qëndrueshëm në çështjet me Kosovën e Metohinë."

Presidenti serb ka falenderuar gjithashtu Selinë e Shenjtë e Papa Franceskun për mbështetjen që i japin çështjes së integrimit europian të Serbisë.

Gjatë vizitës në Romë Presidenti serb ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin italian Giuseppe Conte në aeroportin e Romës, të cilin e ka komentuar "si një takim i rastësishëm mes dy miqve".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në orën 18.47.

Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te t

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e s

Mediet kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë t

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron që presidenti i ardhshëm i vendit të jetë grua, deklaroi teksa propozoi një gjyqtare të la

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bisedoi të mërkurën me telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu

Një biznesmen i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u pë

Gjatë ditës së sotme, padyshim lajmi që ka bërë bujë të madhe në media është rasti që ka ndodhur tek të afërmit e këngëtares Adelina Tahi

Gjykata Penale në Shkup ka njoftuar se katër ish-drejtues të lartë shtetërorë do të gjykohen për ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maq