Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.

Megjithate keto zgjedhje jane bojkotuar nga partite opozitare, te cilat tronditen themelet e pushtetit te Vuçiçit ne 2018. Aleanca per Serbine – nje koalicion partish opozitare – njoftoi se do te bojkotoje keto zgjedhje pasi nuk jane permbushur kushtet per nje proces te rregullt dhe te lire zgjedhor.

Pas zgjedhjeve parlamentare tw vitit 2016, OSBE kritikoi mbulimin e pabalancuar të mediave gjatë fushatës zgjedhore, përdorimin e burimeve publike për të mbështetur Vuçiçin dhe raportoi për presion ndaj punonjësve të administratës për të mbështetur Vuçiç.

Në maj të vitit 2019, Komisioni Evropian në Raportin e Serbisë kritikoi kushtet e zgjedhjeve dhe shprehu një shqetësim serioz për lirinë e shtypit. Ata gjithashtu deklaruan se kishte një ndikim negativ në punën e institucioneve demokratike, në veçanti të Asamblesë Kombëtare, dhe kishte një nevojë urgjente për të krijuar hapësirë për një debat të mirëfilltë ndër-partiak dhe kushte për pjesëmarrje kuptimplote nga opozita në parlament

Zgjedhjet në Serbi duhet të mbaheshin më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.