Vuçiç thotë se Serbia nuk do t’u kërkojë falje fqinjëve

21/02/2019 - 22:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka problem të gjunjëzohet para zyrtarëve botërorë e t’i lusë ata për investime në Serbi, porse nuk dëshiron të gjunjëzohet e të kërkojë falje nga fqinjët.

"T’iu kërkoj falje atyre që nuk e kanë merituar besimin tonë, as që më bie ndër mend", citon tv prva të ketë thënë Vuçiç duke shtuar se “nuk do të gjunjëzohet pos nëse për të ka nevojë populli ynë”.

Duke folur për ata “që thërrasin të respektohet Kushtetuta”, ai ka thënë se Serbia në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka vepruar, ndërsa ka përkujtuar se Kushtetuta është shkelur edhe kur Mali i Zi e ka shpallur pavarësinë dhe është ndarë nga Serbia edhe pse në Mal të Zi jetojnë mbi 30 për qind serbë.

Vuçiç e ka kundërshtuar ministrin Nenad Popoviç i cili ka thënë se kompromis me Kosovën duhet të gjendet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit ë vitit OKB-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin, një figurë kyçe në luftërat e Ballkanit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogherini, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin Zoran Zaev,  ka përgëzua

Rusia e ka njohur shtetin maqedonas nën emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot Ministria e Punëve t

Muhamed Sejdini është Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Protestat e serbëve të cilët po kërkojnë largimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç u ashpërsuan ditët e fundit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Shqiptari Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë mesditën e sotme. Epiqendra ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.

Protestuesit në Beograd që po kundërshtojnë siç thonë sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotele

Qeveria serbe planifikon një komision ekspertësh kundër eksodit masiv të fuqisë punëtore nga vendi.