Vuçiç: Vendi ynë nuk ka punëtorë mjaftueshëm, po marrim shqiptarë

Postuar: 17/04/2018 - 14:19

Në një intervistë të gjatë televizive, presidenti serb Aleksander Vuçic ka folur dhe mbi punësimin në Serbi, por ajo çfarë duket e çuditshme është se ai thotë se gjithnjë e më shumë po punësohen shqiptarë, bën me dije B92. Vendi po përballet tashmë me mungesë të forcës së punës “dhe pse shumë nuk më besojnë”, thotë Vuçic.

Ai shton se gjatë vizitës në një vend-ndërtim në Beograd me kryebashkiakun Sinisa Mali, ai vuri re se punëtorët “nuk flisnin serbisht”. Presidenti tha se ishin shqiptarë nga Maqedonia, “ndërsa tani në vendin e tyre janë punëtorë nga Republika Serbe” (entiteti serb në Bosnje Hercegovinë).

Vuçiç tha se ka shqiptarë të Maqedonisë që punojnë dhe në kantiere të tjera në Serbi si rrugë apo tunele, sepse sipas Vuçiç “Serbia nuk ka punëtorë mjaftueshëm”. Në të njëjtën intervistë Vuçiç tha se borxhi publik i Serbisë do të jetë poshtë 52% të GDP-së, më i ulëti në rajon, teksa buxheti i shtetit është rritur për vitin e tretë radhazi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se politika e ndjekur pesë vjet për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e b

   Era e fuqishme që përfshiu shumë qytete të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin, ka shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit, duk

   Në një intervistë për Deutsche Wellen, deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion

   Zakonisht, në këtë periudhë të vitit, plazhet greke i gëzohen rrezeve të diellit të ditëve të fundit të verës.

   Ministri i Jashtëm Ivica Dacic tha se Serbia do të njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, kur të "fluturojnë derra

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev paralajmëron votuesit se dështimi i marrëveshjes me Greqinë rrezikon ta zhysë vendin në kaos dhe izolim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç takimeve me lideret e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, ka takuar edhe

Në plazhin më të njohur të ishullit Zante në zonën Nauagio në Greqi, për pak mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Një vajzë 17-vjeçare shqiptare me banim në Neproshten të Maqedonisë, është zhdukur pa gjurmë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” është hapur për trafikun ajror pas bllokadës që nga mëngjesi kur një avion nga Egjipti kishte ngel