Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

30/05/2020 - 08:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

“Nuk bëhet fjalë për parime. Shihet qartë se është politikë dhe unë e respektoj atë”, tha Vuçiç.

Mali i Zi, nga 1 qershori, ka thënë se do të lejojë hyrjen e pasagjerëve nga vendet ku numri i rasteve aktive me koronavirus është më pak se 25 në 100,000 banorë.

Me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, në Mal të Zi do të mund të hyjnë – pa karantinë dhe pa vetizolim – qytetarët e: Sllovenisë, Islandës, Kroacisë, Sllovakisë, Zvicrës, Shqipërisë, Austrisë, Norvegjisë, Monakos, Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Danimarkës, Lituanisë, Letonisë, Azerbajxhanit, Luksemburgut, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Izraelit, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Irlandës, Republikës Çeke, Finlandës dhe Estonisë.

Vuçiq tha se Serbia ka më shumë të infektuar, sepse kryen disa mijëra teste në ditë.

“Bëhet fjalë për mbrojtje serioze të popullit”, tha Vuçiç. Mali i Zi, qysh më 5 maj, nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus. Autoritetet atje kanë thënë se lista e shteteve me të cilat do t’i hapin kufijtë do të përditësohet çdo javë.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë tensionuar qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kuvendi malazez ka miratuar një ligj për liritë fetare, që thuhet se konteston pronësinë serbe mbi disa kisha dhe territore në Mal të Zi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

6 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

10 persona të infektuar me koronavirus në Serbi kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në spitalin "Novi Pazar".

Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë.

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se Shtetet e Bashkua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogu