Vuçiç “xheloz” për Thaçin: Federica preferon të të puthë ty (VIDEO)

30/10/2019 - 11:36

Mbrëmjen e së martës në Bruksel u takuan liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë jo zyrtare me ftesë të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.

Të pranishëm ishin Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Darka jo formale ishte një takim lamtumire nga Mogherini, e cila përfundon mandatin në dhjetor të këtij viti.

Kjo darkë nuk kaloi pa batuta mes Presidentëve Vuçiç e Thaçi. Teksa kreu i shtetit të Kosovës u përqafua me Mogherinin për t’i dhënë lamtumirën, Presidenti Aleksandar Vuçiç komentoi në gjuhën serbe: “Hashim, Federica preferon më shumë të të puthë ty”.

Nga Presidenti i Kosovës nuk pati reagim, ndërsa Vuçiç vazhdoi përsëri: “Thaçi pretendon sikur nuk kupton serbisht, por e flet shumë mirë”.

Këto batuta të Aleksandar Vuçiç në darkën jo zyrtare janë zbardhur nga mediat serbe.

Në këtë takim mungoi Kryeministri Edi Rama për shkak të angazhimeve, pasi ditën e djeshme ndodhej për vizitë në Greqi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën.” DW tha se “njoftimi vjen nga zyra presidenci

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiovaskulare.

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e së së premtes në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dh

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut.

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.

Avioni i Qeverisë  së Maqedonisë së Veriut “DZR”, i cili përdorej për fluturime dhe udhëtime të nëpunësve civilë pësoi një defekt dhe zba

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të ci

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.

Atletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiç, i cili ka udhëhequr sulmin n