Wollfarth: Opozita të ndjekë rrugët ligjore

16/07/2012 - 00:00

 

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, ftoi opozitën që të ushtrojë të gjitha funksionet e saj kontrolluese në lidhje me akuzat për një trafik të paligjshëm armësh ku dyshohet të jenë përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Wollfarth pranoi se nuk ka informacion konkret në lidhje me këtë çështje, por theksoi se opozita i ka të gjitha instrumentat ligjore për të hetuar. 

“Unë e kam theksuar edhe më parë dhe vazhdoj ta theksoj se është i rëndësishëm roli që ka Parlamenti për të sqaruar punën e ekzekutivit, të qeverisë. Ky është një proçes që duhet të ndodhë në Komisionet Parlamentare. Kështu që unë do t’ju bëja thirrje për përdorimin dhe respektimin e rregullave dhe të proçedurave që ekzistojnë për çështje kaq të rëndësishme”,- u shpreh nga Gramshi diplomati i huaj.

Nga ana tjetër, zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, që shoqëronte Wollfarth në Gramsh në përurimin e sistemit të kamerave në pikën e demontimit të armëve, tha se Shqipëria gëzon të gjitha të drejtat ligjore për të shitur armë legalisht. Sipas tij, ky proçes është kryer në transparencë të plotë. 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katerina Sakellaropoulou u zgjodh me 261 vota nga Parlamenti Grek në postin e Presidentes së Republikës Greke.

Sulmi i fundit ndaj gazetarit të Deutsche Welles, Thomas Jacobi në Athinë e bën të qartë: Në Greqi ekstremistët e djathtë vazhdojnë të mb

Pas tensioneve të cilat tashmë janë përhapur në ‘Egje’ mes Greqisë dhe Turqisë për çështjen e luftës në Libi, SHBA nuk është përfshirë du

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk beson se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e He

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejt

Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në orën 18.47.

Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te t

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e s

Mediet kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë t