Zaev: Duam datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm në BE

16/06/2019 - 09:47

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim, proces ky nëpër të cilin duhet të kalojë vendi në rrugën e anëtarësimin të plotë në union.

“Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm. Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën. Ne ndryshuam emrin dhe ruajtëm identitetin”, ka deklaruar Zaev në një forum ndërkombëtar në Austri, ku kanë marrur pjesë edhe përfaqësues të lartë evropian.

Kryeministri maqedonas, siç ka njoftuar kabineti i tij, ka takuar komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se “marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar”.

Komisionari Hahn, siç thuhet në njoftim, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut dhe Kryeministrin Zaev për punën e bërë, e cila sipas tij duhet të vlerësohet nga BE-ja.

Ndërkohë opozita në Shkup ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Zaevit lidhur me gadishmërinë e saj për të kontribuar në marrjen e datës së bisedimeve. Opozita thotë se data nuk është marrë pasi nuk janë bërë reformat.

“Jemi të gatshëm që t’i ofrojmë të gjitha kapacitetet tona që të përmirësohen ato standarde që do të nënkuptonin anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në BE, marrje të datës dhe zbatimin e reformave. Reformat ngecin dhe pikërisht për këtë s’kemi datë”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m