Zaev kërkon datë për negociatat

20/05/2019 - 18:37

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht. Besojmë fort se meritojmë vendim të bazuar në merita dhe besojmë se BE-ja do të japë  datë për negociata”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në forumin ekonomik në Vienë. Ai gjithashtu theksoi se pret që shteti të marrë datë për fillimin e negociatave, sepse ka treguar që përmes dialogut dhe bashkëpunimit zgjidhen problemet shumëvjeçare. Sipas tij, 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë, si vazhdimësi e përparimit ekonomik nga viti i kaluar. Zaev shtoi se vendi edhe më tutje do të jetë i sigurë dhe stabil, vend i cili kujdeset dhe investitorëve u ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Zoran Zaev – kryeministër i RMV-së: Vendi ynë ka një impakt pozitiv edhe në të gjithë rajonin. Tani Maqedonia e Veriut është vendi I vetëm në rajon që nuk ka çështje të hapura me asnjë prej fqinjëve. Kur ekziston marrëveshje, do të pasojnë edhe rezultatet ekonomie.’

Eurokomisari Johanes Hahn deklaroi se stabiliteti politik i Maqedonisë së Veriut është më i miri në rajon, dhe fakt për këtë janë zgjedhjet presidenciale të organizuara me sukses. Hahn e theksoi edhe pritshmërinë e tij që vendi të marrë datë për fillim të negociatave më Bashkimin Evropian dhe deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë.  Han I motivoi kompanitë nga Austria të investojnë në vendin tonë, sepse siç deklaroi kjo do të thotë përfitim më të madh për shtetin dhe hapje e vendeve të reja të punës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dërgua me pranga në duar në një gjykatë në Hungari mëngjesin e kësaj të enjte

Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Edua

Arritja e qëllimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore INTERPOL, do të jetë një sfidë mjaft e vështirë

Greqia dhe Qiproja do të shtyjnë partnerët e tyre të BE për të penalizuar Turqinë, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve nëse vërtetohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se ësht

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungar

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasador