Zaev kërkon mbështetje për referendumin

14/08/2018 - 14:31

   Në 17 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mbrojti sërish paktin me Greqinë për emrin duke thënë se drafti nuk cenon identitetin kombëtar të maqedonasve, kulturën dhe gjuhën e tyre.

“Me këtë marrëveshje, etnia jonë konfirmohet si “maqedonase “,  gjuha jonë zyrtare është e mbrojtur si “gjuha maqedonase” pa fusnota apo shtesa. E ardhmja e “maqedonasve” është e garantuar.”

Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës hoqi dhe pengesën e fundit në rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ndaj sipas tij maqedonasit duhet ta ratifikojnë në referendumin e 30 Shtatorit.

“Më 30 shtator secili prej nesh ka potencial për të kontribuar në krijimin e Maqedonisë Evropiane. Kjo është një mundësi historike për të ardhmen dhe ne duhet ta vlerësojmë me përgjegjësi. Le t’i themi “po” të ardhmes tonë “maqedonase”.

Marrëveshja për emrin kundërshtohet fort nga opozita që ka ndërmarrë një nismë pro bojkotit të referendumit. Një sondazh i agjencisë MIA tregoi se 88% e shqiptarëve të Maqedonisë e përkrahin marrëveshjen, ndërsa 45 për qind e maqedonasve janë kundër saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati i shumicës qeverisëse Stevo Pendarovski kryeson me një rezultat të ngushtë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Kandidati shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka ka humbur në raundin e parë të zgjedhjeve të së dielës.

Deri në orën 19:00 qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për kandidatët në zgjedhje

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje, të drejtë vote kanë 1.808.131 votues.

Të dielën e 21 prillit mbi 1 milionë e tetëqind mijë qytetarë votues të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'u drejtohen kutive të vot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një fjalim para mijëra serbëve që dolën për të përkrahur atë tha se nuk do të lejojë që serbët

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, teksa nga mesnata nis heshtja zgjedhore.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk presin që në takimin e Berlinit me 29 Prill të ketë ndonjë marr

Një ditë më parë, mediat greke dhe ata ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qënd