Kryeministri Zaev shpreson se marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe ajo për emrin me Greqinë do të kontribuojnë për bashkëpunim më intensiv të Maqedonisë me vendet e rajonit.

Ai në fjalimin e tij në seancën plenare të kryeministrave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Kinën, tha se Maqedonia është vend i vogël i cili është i përkushtuar konceptit të lidhjeve.

Kryeministri tha se me përpjekje të përbashkëta, vendet nga rajoni mund të bëjnë destinacion tërheqës për kompanitë kineze.

Në samitin njëditor që u zhvillua në Sofje, Zaev ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i ekonomisë, Koço Angjushev dhe nga ministri i transportit, Goran Sugarevski./INA