Zaev paralajmëron një qeveri të re

27/05/2019 - 11:26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndërrimin e më shumë se një të tretës së ministrave të kabinetit qeveritar, që do të nënkuptonte nevojën për votimin e gjithë qeverisë në Kuvend.

Njoftimi erdhi pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën u shkarkuan nga detyra të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

“Do të ketë ndryshime në postet ministrore. Do të ndërrohen më shumë se një e treta e ministrave, që nënkupton qeveri të re. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në qeveri. Çdokund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Zaev pas mbledhjes së organeve partiake që ka zgjatur deri rreth mesnatës.

Ndryshimet në qeveri dhe parti, Zaev i ka paralajmëruar për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjeve presidenciale, në veçanti në rrethin e parë më 21 prill kur partia e tij, LSDM në koalicion me 31 parti tjera arriti fitore me një dallim prej vetëm rreth pesë mijë votave kundrejt VMRO-DPMNE-së, opozitare e cila në zgjedhje mori pjesë e vetme.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ndryshime pret edhe tek resorët që drejtohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Siç bëhet e ditur Zaev i ka dorëzuar kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti një listë me emrat e zyrtarëve të kësaj partie që duhet ndërruar për shkak të rezultateve të dobëta. Ndryshimet në qeveri pritet të ndodhin në fillim të muajit qershor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia dhe Qiproja do të shtyjnë partnerët e tyre të BE për të penalizuar Turqinë, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve nëse vërtetohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se ësht

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungar

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasador

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga Brukseli ka folur për procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka quajtur “brymë mëngjesi”, bisedat e përgjuara telefonike, që po publikohen