Zaev shfajëson Moskën zyrtare për telefonatat

11/07/2019 - 18:54

Pasi kërkoi falje nga presidentet e Kosovës dhe Serbisë, i erdhi rendi ta ulë topin edhe me ruset. Kryeministri Zoran Zaev, u paraqit sot në hapjen e pompës së benzinës në hyrje të Haraçinës, kur prezent ishte edhe ambasadori rus, Sergey Bazdnikin.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Pasi të përfundojmë këtu shkojmë në një takim që e kemi parashikuar para 10 ditësh, për shkak se kemi komunikim të rregullt me të gjithë ambasadorët, ashtu edhe me ambasadorin rus. Federata ruse është mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto performaca të rrejshme që janë bërë edhe ndaj meje për fat të keq, janë punë private, nuk janë akt i Federatës Ruse.

Zaev tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk do të thotë se do të jemi armiq të Federatës Ruse. Një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, dëshiron miqësi me të gjitha shtetet.

“Ka shumë qendra të fuqishme që nuk u intereson që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, dhe këtë e thonë qartë shumë shpesh. Unë i kuptoj argumentet që kanë për këto qëndrime, por edhe një herë e përsëris se alternativë përveç anëtarësimit në NATO dhe BE nuk ka dhe ky është përcaktim i qytetarëve”. 

Përveç audio xhirimeve, portale të afërta me opozitën, filluan të publikojnë edhe fotografi nga mesazhet që i kanë ndërruar Zaev dhe Poroshenko i rrejshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë t

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga federatat ndërkombëtare të futbollit, si UEFA dhe FIFA, lidhur me

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic se procesi i zgjidhjes së çështjes së Koso

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte d

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.