Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet të jetë në fokusin e takimt të sotëm të liderëve të partive më të mëdha politike në vend. Takimi është inicuar nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi vendi nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Takimi është caktuar në orën 17:00 në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”. Kreu i shtetit ka marrë përgjigje pozitive nga të gjithë të ftuarit, liderët e partive më të mëdha politike nga qeveria dhe opozita. Pothuajse të gjithë, në vazhdën e takimit, kërkuan zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Zoran Zaev propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se deklarata e Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dëshmon se vetë kryeministri ka pranuar dështimet e tij. Mickovski tha se në takimin e sotëm të liderëve pret ta dëgjojë drejtpërdrejtë propozimin nga Zaevi. Kërkoi zbatimin e ligjit për Qeveri teknike.