Zgjerimi me 12 milje në Jon/ Parlamenti grek shtyn me një ditë diskutimet

19/01/2021 - 22:46

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Mediat greke shkruajnë se diskutimet për këtë çështje u shtrinë në dy ditë me qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme deputetëve që dëshirojnë të paraqesin qëndrimin e tyre mbi çështje.

Gjatë prezantimit të këtij pr/ligji, ministri Dendias tha se për herë të parë nga viti 1947 Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoriale me 13,000 kilometra katrorë, përfshirë zonën brenda gjireve.

“Duke marrë parasysh që e gjithë sipërfaqja e vendit është 135, 000 kilometra katrorë, fushëveprimi i këtij zgjerimi është i dukshëm”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Dendias përshëndeti edhe partitë e opozitës që e mbështetën projektligjin gjatë diskutimeve në Komisionet Parlamentare.

Legjislacioni, shtoi ai, “ka një element historik dhe unë do të doja të falënderoja ngrohtësisht palët për bashkëpunimin”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1,165 raste pozitive me koronavirus, shifër kjo më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme.

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Greqi, ka miratuar vaksinën Astrazeneca për qytetarët mbi moshën 65 vjeç.

Tërmeti i fortë që pak ditë më parë tronditi Greqinë, me epiqendër pranë qytetit të Larisa, ka shkaktuar viktimën e parë.

Në Prishtinë dhe Beograd Lajçak u përpoq të rinisë dialogun.

Vazhdojnë lëkundjet e tokës në zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa në Greqi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti depar

I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgj

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasje me armë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në rrugën Makedonska-Ko

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY konfirmoi sot  se rastet e reja  laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 843 raste të tjera me COVID-19 dhe 11 viktima.