Gazetari Stefan Cvetkoviç është zhdukur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes. Dhjetëra policë dhe oficerë të xhandarmërisë, ekipet e mjekësisë ligjore, zhytësit dhe qen policie janë dërguar në Kishën e Bardhë, si pjesë e kërkimit për të gjetur gazetarin, njoftojnë mediet serbe.

Stefan Veselinoviç i BBC-së,raporton se kërkimi është shtrirë në fushat e afërta dhe pyjet rreth kanalit Danub-Tisa-Danub. Policia tha se makina e tij është gjetur me derën e hapur e drita të ndezura.

Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve se Cvetkoviç u pa për herë të fundit diku para mesnatës në një lokal në qytet, por pastaj çdo shteg u humb. Më herët u tha se përveç automjetit që po përdorte, gjeti një orë dore të Cvetkoviçit me një byzylyk të thyer.

Disa herë gjatë viteve të fundit, ai është ankuar për kërcënime lidhur me hulumtimet e tij. Në muajin shkurt në Beograd ai organizoi një konferencë me gazetarë në të cilën publikoi fotografitë e personave, që sipas tij, ishin të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërsa pohoi se atentati ndaj tij ishte paguar me 40 mijë euro.

Oliver Ivanoviç u vra në rrethana të paqarta më 16 janar.