Rama: Nuk do e ndajmë shtetin në parcela, do jemi 1 forcë e vetme

09/07/2013 - 13:10

TIRANE, 9 korrik 2013 –Partia Socialiste mblodhi sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit grupin e saj parlamentar. Grupi i deputetëve socialistë u drejtua për të parën herë nga kreu i partisë së tyre, Edi Rama, këtë herë në cilësinë e deputetit. 

Kryeministri i ardhshëm paralajmëroi që në krye të herës i bëri thirrje kryeministrit ne detyre Sali Berisha për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri ndaj interesave të publikut, ku konkretisht i kërkoi “të mos abuzojë me financat publike dhe me pasurinë kombëtare si dhe të frenojnë vendimet për tendera, privatizime dhe koncensione". 

Rama paralajmeroi se me betimin e qeverisë së re do të anulohet cdo vendim për shpenzimeve parash që shkojnë përtej rolit të një qeveris kujdestarie, si dhe do të zhbëhet cdo vendim për tendera dhe koncesione të marrë pas 23 qershorit. 

"E thirra këtë mbledhjet ë parë për të mbyllur kapitullin e gëzimit të fitores spektakolare dhe për të hapur kapitullin aspek të lehtë të mirëqeverisjes. Ne nuk jemi me ne opozitë. Këta dy muaj ka rëndësi themelore për ecurinë e mandatit të ri qeverisës. Unë përsëris sot thirrje publike për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri të qeverisë aktuale. Shqiptarët meritojnë respekt pasi zgjodhën me 1 milion vota projektin tone, duke refuzuar projektin e qeverisë aktuale. Humbësit nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe si fitues, pasi janë rrëzuar moralisht dhe jo vetëm ritmikisht. Thirrja jonë është ndalimi i shpenzimeve të popullit shqiptar që nuk keni të drejtë, por mos të merrni vendime as mbi pasurinë kombëtare. Ne do anulojmë cdo vendim për shpenzimeve parash që shkojnë përtej rolit të një qeveris kujdestarie, do zhbëjmë cdo vendim për tendera dhe koncecione të marrë pas 23 qershorit”, paralajmëro Rama. 

Rama ka hedhur poshtë zërat mediatik për strukturën e qeverisjes së re PS-LSI, duke theksuar se nuk do ketë luftë brenda koalicionit për ndarjen e zonave të influencës dhe ndarjes së shtetit. Duke iu referuar së shkuarës, kryesocialisti Rama the se PS dhe LSI është ribashkuar për të lënë pas të shkuarën. 

“Procesi i formim të qeverisë së re. Do të përsëris pa u lodhur asnjëherë se jemi zgjedhur të qeverisim jo vetëm por në partneriteti strategjik me LSI dhe aleatë të tjerë. Ka rëndësi ta bëjë pjesë së përmbajtjes së gjithë procesit të qeverisjes. Jemi ribashkuar për të mos përsëritur gabime të së shkuarës por për të mësuar nga cdo hap, kemi bërë fushatë të ndare dhe kemi fituar të bashkuar me një rezultat që as më optimisti e parashikonte. Është votuar PS dhe LSi por dhe vetë bashkimi. Llogaritë e tjera sa do fitonim vetëm aspo sa më pak do fitonte LSI le ti bëjnë ata që janë papunë më në krye Kastriot Islamin. Fushata nuk ka shkuar vaj kudo ka pasur dhe konflikte në zona të majtë. Fushat ka mbaruar dhe as nuk ka filluar dhe as do filloje një fushata brenda vetes, për ti marrë njëri-tjetrit zonat e influencës. Jemi dy parti dhe do qeverisim si force e vetme, por nuk s’do e ndajmë shtetin ne parcela dhe nuk do e ndajmë shtetin në ‘NE’ dhe ‘ATA’ brenda nesh”, theksoi Rama duke shtuar se ende nuk është përcaktuar ndarja e ministrive pasi më parë sipas tij duhet të përcaktohet mirëqeverisja. 

“Nuk e di nëse do jete qeverie me më pak apo më shumë ministra por e di se do kushtoje me pak dhe më pas do flasim për emra. Deri sot jemi gjykuar nga fjalët nesër do gjykomi nga veprat”, u shpreh Rama duke i kërkuar deputetëve që të paraqesin cdo mendim në lidhje me qeverisjen e re. 

Rama u ndal dhe tek projekti për qeverisjen duke paralajmëruar se nuk do ketë punësime me miq, si dhe risi do jetë dhe zyrë administrimi në cdo zonë deputeti të zgjedhur.

“Zyrtar ndërkombëtar në kanë shprehur shqetësimin se jemi shpresa e fundit e një gjenerate”, deklaroi Rama. 

RAMA KRITIKA, NISHANIT, LLALLES DHE FULLANI

Kryesocialisti Rama zbardhi detaje nga takimet që gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Aridan Fullani duke premtuar se epoka e retorikës dhe e ‘luftës’ me këto institucione është mbyllur më 23 qershor.

Duke iu referuar kreut të shtetit, Rama theksoi se shpreson në bashkëpunimin e tij jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet, por si President që respekton Kushtetutën.

“Gjatë ditëve të fundit mora takime në funksion të këtij 2 mujori tranzicioni me presidentin Bujar Nishani, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës Ardian Fullanin. I falënderoj për disponimin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e ngritjes në detyrë nga KLD të një sërë gjyqtarësh. I kam thënë Nishanit se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare nuk është problem por rëndësi në kulturën e një bashkëpunimi. Dua të shpresoj që dhe ai ta shohë kështu e të punojë me mua, bashkë me kryetarin e Kuvendit jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet por garant i Kushtetutës. Dua të shpresoj se presidenti do ta lexojë mirë votën e 1 milionë shqiptarëve që na dhanë 84 mandate. Ne do të respektojmë në frymë e në gërmë Kushtetutën në marrëdhëniet me gjyqësorin por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë si vritet e drejta në sallën e gjyqit”, u shpreh Rama. 

Kryesocialisti sulmoi kreun Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin.

“Ne nuk kemi votuar as për Presidentin e sotëm dhe as Prokurorin, por ne nuk jemi votuar për ta rifutur qeverinë e këtij vendi në llogoren e luftës politike ndaj një Kryeprokurori që nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Do qeverisim me papajtueshmëri të plotë me korrupsionin. Shpresojmë që Prokuroria të shënojë progres real në betejën e këtij vendi kundër krimit dhe korrupsionit” tha Rama. 

“Qeveria e re belaja me e madhe të të korrupturave në sistemin e drejtesisë. Luftë ‘sy për sy’ dhe ‘dhemb për dhëmb’ me cdo kriminel, që ka gjetur vend për të bërë përshesh fare lidhjeve me ketë qeveri”, shtoi Rama. 

Sa i takon Bankës së Shqipërisë, Rama i bëri thirrje Guvernatorit Fullani që të thotë të vërtetën mbi gjendjen e financave të vendit.

“Me guvernatorin kemi diskutuar mbi gjendjen e financave të vendit. Kam kërkuar hartimin e një programi të vlerësimit të sistemit financiar së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe FMN.Qeveria e re dhe vete publiku shqiptar duhet ë dinë të vërtetën e financave të vendit. Nuk mund të lejojmë përkeqësimi ne financave. Nga ana tjetër nuk duam të ushqejmë konflikt shterpë me opozitën e ardhshme”, theksoi Rama. 

RAMA: EMRAT E QEVERISË SË RE, PASI TË HIDHEN PIKETAT E MIRËQEVERISJES 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi të martën se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të qeverisin si një forcë e vetme, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re nuk ka mbërritur tek emrat, pasi kjo do të diskutohet pasi të hidhen piketat e parimeve dhe të kritereve të mirëqeverisjes.
Ai tha se është ngritur tashmë një grup i përbashkët PS-LSI për sintezën e programit të themelit të qeverisjes.

"Po diskutojmë për procesin e mbledhjes dhe trajtimit të kërkesave të njerëzve për të kontribuar në sektorin publik, në funksion të thithjes së burimeve më cilësore njerëzore duke filluar nga pikat kyçe, tha Rama. Por, vijoi ai, na duhet po ashtu të garantojmë paprekshmërinë e burimeve njerëzore në administratën aktuale. Është imperative të shmangim çdo formë tradicionale, primitive e vulgare mbi administratën që dëmton cilësinë e kapitalit njerëzor në dizpozicion të shtetit". 

Synimi ynë, tha Rama, është që hap pas hapi Shqipëria të ketë një agjenci të posaçme kombëtare të burimeve njerëzore ku të jetë e plotë baza e të dhënave të kapitalit njerëzor të këtij vendi, e të gjithë atyre që kanë investuar në dije dhe që kanë çfarë të japin". 

Rama theksoi se, brenda javës së tretë të korrikut do të bëhet diskutimi për strukturën e re.

"Nuk di të them tani nëse do të ketë më shumë apo më pak ministri, di që qeverisja jonë do të kushtojë më pak, më pas do të nisë diskutimi për emrat. Pavarësisht, fjalëve që do të vazhdojnë në media ky është procesi, unë do mirëpres çdo propozim tuajin", iu drejtua Rama deputetëve të grupit socialist.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: