Rama: Shyqyr që PD gjeti një park për kalamaj që të shfryjë inatin

28/03/2016 - 12:05

Kryeministri Edi Rama e quan protestën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike te parku i liqenit si një pretekst për të shfryrë inatin me qeverinë.

Nëpërmjet një statusi të shkurtër në Facebook, Rama shton se PD është pa vizion, pa program, pa ekip e pa lider.

“Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë#VajmedetPD”, shkruan Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: