Reagon biznesi dhe pushuesit: Plazhi i Durrësit i pastër, me shërbimet më të mira në vend! (Video)

Postuar: 05/06/2016 - 13:37

Operatorët turistikë në Durrës kanë krijuar një traditë të mirë e cila është forcuar vit pas viti, në drejtim të përmirësimit të shërbimeve dhe të cilësisë në mikpritjen e pushuesve. Kjo traditë e cila nisi 25 vjet më parë ka hedhur edhe themelet e forta të garancisë për  të ndërtuar shërbime dhe standarde  të krahasueshme me vendet perëndimore, në drejtim të kuzhinës italiane, të akomodimit në hotel, të personelit të kualifikuar etj. Por kjo industri në të cilën janë hedhur miliona e miliarda Euro nga investitorët vendas, përgjatë bregdetit Adriatik, është e pakrahasueshme me pjesën veriore të vendit, dhe në jug.

Operatorët turistikë në Durrës, të cilët njihen në këtë fushë për investime e shërbime të garantuara për pushuesit, deklarojnë se pikërisht ata që nuk plotësojnë kushtet më minimale për pushuesit kërkojnë të prishin edhe imazhin e turizmit në Durrës. Operatorët turistikë në Durrës konkurrojnë Brenda vendit me shërbime cilësore, dhe konkurrencë nuk kanë, as në verë të vendit në Shëngjin e Velipojë e as në jug, ku shërbimi e kuzhina pothuajse mungojnë, ndërsa çmimet janë shumë të larta. Eduart Xhepa kreu i shoqatës shqiptare të Turizmit dega Durrës deklaroi se, prishja e imazhit të turizmit në Durrës, bëhet nga nga qarqe dashakeqë se çdo fillim sezoni turistik. Operatorët turistikë të Durrësit janë lider në vend përsa i përket rritjes së cilësisë e shërbimit ndaj pushuesve.   

Edhe pushuesit që kanë mbërritur në Durrës shprehen se  plazhi  është i pastër, dhe ofrohen shërbime të duhura me çmime të ulëta. Një raport i bërë publik pak ditë më parë në media e konsideronte Durrësin plazh me ujëra të ndotur, por për industrinë e turizmit, ky është një lajm jo i vërtetë, e dashakeqës për të prishur imazhin e  industrisë më të madhe  fitimprurëse që ka qyteti ynë i Durrësit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: